Artur Zheji: Ramë varrmihësit po i hiqen ato që ka marrë tepër

Diel, 13 Janar 2019 14:49

Nga Artur ZHEJI

Për shumë vite rresht, Edi Rama, u shfaq në vëmendjen kolektive shqiptare, si një tip, person, artist apo polemist, me vetira përtej të zakonshmes. Në të vërtetë, boshllëku i krijuar në Shqipëri, pas tërmetit të rëndë shoqëror të pas viteve ’90, pas arratisjes së shumicës së elitave shqiptare keq apo mirë të krijuara deri atëhere, ishte shumë i madh. Intelektualizmi shqiptar me rezidencë në Tiranë, ai që ishte dhe ashtu si ishte, u shpërbë dhe u trondit në mënyrë të pashërueshme.
Në këtë periudhë, ca pak njerëz, mbetën në Tiranë, që asokohe ishte si të thuash, e gjithë Shqipëria dhe Rama, përmes bashkëpunimit me Nikollë Lesit dhe Fatos Lubonjës, mbeti virtualisht në Shqipëri, si një anti Berishist dhe anti konformist, me një këmbë në Paris apo Gjermani dhe me një këmbë në Shqipëri.
Duke filluar që nga Fatos Nano, kryeministër pas viteve 1997 dhe të gjithë me radhë, dhanë me të dy duart besim te Edi. Më shumë nga të gjithë atë e besoi, e vlerësoi dhe e “dashuroi” Ilir Meta, por edhe jo pak persona nga Partia e kompleksuar Socialiste, që, si trashëgimtare e Partisë së Punës, donte të rifitonte Parajsën e dikurshme, duke pranuar që “bijtë” e saj biologjikë dhe të origjinës, ta shanin e ta dërmonin, por ta sillnin dhe ta mbanin në pushtet në të njëjtën kohë.
Në formimin e tij personal, Rama nuk ka qenë asnjëherë i Majtë, por kishte aftësi kamaleontike që të shfaqej ashtu si e kërkonte koha, herë përtej të majtës dhe të djathtës, herë krejt djathtas dhe herë majtist modern në të njëjtën kohë. Pa dashur të hy në detaje biografike, që sot janë pa vlerë, këtij njeriu, Nano, Meta dhe shumë socialistë të tipit të ri apo të vjetër, i dhanë me të tepërt mundësira të jashtëzakonshme për të qeverisur Tiranën dhe më pas krejt Shqipërinë. Sepse Rama, shfaqej në paradhomat apo dhomat e tyre, si një fëmijë i talentuar, i nënshtruar dhe disi i hutuar, dinte të gënjente besueshëm dhe dinte të përgjërohej e të depersonalizohej në këmbët e tyre.
Klasa politike shqiptare, në këto 30 vitet e fundit, ka vlerësuar dhe ka shtyrë përpara në karrierë, kryesisht, tipologjinë e personit të depersonalizuar, së pari servil dhe të gatshëm, e më pas të talentuar apo të shkolluar.
Ky mëkat filloi në Shqipëri me Enver Hoxhën e pas viteve ’70, pasi u këputi kokat, të gjithë shokëve të shquar të Luftës Nacional Çlirimtare dhe ngriti në detyrat më të rëndësishëm, ish shoferë, ish kooperativistë apo të tjerë, që kishin vetëm një meritë: të skuqnin duart pa pushim me duartrokitjet “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!”.
Pas viteve ’90, këtë stil zbatoi edhe Sali Berisha, fill pas vitit të parë apo të dytë të pushtetit të tij. Bëri përjashtim Fatos Nano, në vitet 1997-2002, por më pas gjërat erdhën në shtratin e vjetër, servilizëm, kamaleontizëm, deklaratizëm për shefin e madh të radhës, pastaj tradhti, pastaj justifikime dhe nënshtrime të reja e kështu me radhë.
Rama i ngjiti me zvarritje dhe lëpirje të hapura dhe të fshehta, të gjitha rrathët e Ferrit shqiptar të karrierës.
Dhe mbërriti më shumë se gjithkush, të hipnotizojë e të bindë në situatat më absurde, Nanon dhe Metën e madje edhe vetë Berishën…
Sepse Rama, është në të vërtetë, produkt politik i këtyre të treve së bashku, e më pas, varrmihësi i tyre i pasionuar.
Sot, pas “shpalljes së pavarësisë së tij të plotë”, ngase ndjehet i fuqishëm dhe i vetëmjaftueshëm, Rama, përmes skuadrës apo skuadronit të Rilindjes, kërkoi të shndërrojë vetëmjaftueshmërinë e tij, në një kastë, me veten e tij në qendër, për të përfunduar procesin e Varrmihjes dhe Varrosjes, të konkurrentëve të tij dhe njëkohësisht të dëshmitarëve të dikurshëm të dobësisë së tij, shpesh me aspekte të një paburrërie spektakolare.
Mirëpo sot, ka hyrë në lojë Paraja e Madhe dhe bursa e shitjeve dhe blerjeve me Para në dorë, në të cilën bursë, Rama, ndjehet i fortë dhe i pasur.
Sot fjalët e përkushtuara dhe kamaleontizmi, nuk shoqërohet thjesht me leje ndërtimi favorizuese në këmbim të votës, por sot flitet përmes sekserëve të super pasur, përmes aksioneve dhe transaksioneve të fuqishme në offshoret më të mëdha të votës.
Porse gjithsesi, ka ndodhur paralelisht një dukuri e re, ku Ramë – Varrmihësi ka ngelur psikologjikisht i tronditur.
Konkurentët e tij politikë, Berisha apo Meta, nuk kanë vdekur dhe nuk mund të varrosen për së gjalli…
Dhe jo vetëm kaq, shqiptarët, edhe ata të pa vdekur plotësisht akoma, kanë filluar ti heqin Ramës, një e nga një, të gjitha ato spaleta, merita apo tapi besimi, që i kishin dhënë deri dje, në mënyrë mendjelehtë.
Sot Rama dhe jo thjesht kryeministri, është në rënie të lirë dhe po shndërrohet dita ditës në një materie të pariciklueshme, nga pangopësia e tij e pallogaritshme, e pafrenueshme dhe krejt prej një të sëmuri, që vuan nga uria e përhershme…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...