Artur Zheji: “Boshi” i Ramës dhe shpërthimi popullor i Metës

Tuesday, 03 Mars 2020 12:29

Nga Artur ZHEJI

Fjalimi i dytë i Ramës, që ai mbajti në Kongresin e tij familjar (familje personale+familje politike), ishte, sipas tij, një bashkëbisedim me veten dhe me “tenxheren bosh” të Opozitarizmit, sipas tij.

Por ndoshta ishte, përsiatja e stërgjatur, në jerm dhe e vetëkënaqur e një qeveritari, tashmë ronxhobonxho, që edhe Opozitarizmin ja “bën Linda” në shtëpi, sëbashku me kafenë e mëngjesit (super tallje trapi kjo! Ec aty!)

Fjalori i tij, tenxhere/tepsi/kazan/timon, u shtua me “boshin” dhe me “Lindaopozitarizmin domestic”, që ai sheh, përpara, anash, përballë dhe kundër tij.

Mirëpo, duket se morri, atë që priste, 24 orë më vonë: “Shpërthimin e Boshit!”

Herët a vonë, kështu u ndodh të gjithë diktatorëve apo diktatorucëve, të rrethuar nga derkucë dhe kunadhe pa identitet dhe pa personalitet, që i përshkruajnë një realitet të rrejshëm, të gjoja gjithëfuqisë së liderit suprem, që i lëpijnë këpucët dhe i kapin ndonjë lek apo ndonjë favor në shkëmbim.

“Boshi”, për të cilin ankohej nuk egziston më!

Shpërthimi Meta, ishte përtej Metës, ishte në të vërtetë, nevoja e madhe e një populli të shtypur, për të protestuar dhe për të rivendosur Peshoren e përmbysur të ekuilibrave të dërmuara në këtë vend, ku burokratët të veshur spic dhe shumë shtrenjtë, konkurojnë me banditët, në përdhunimin e “robve”, anembanë Shqipërisë…

Nuk e gjejmë dot, se çfarë do ti thotë me këtë rast kryeministrit, opozitarja shtëpiake, apo Linda e Kongresit, por Populli, ne shumicë të vet, e tha fjalën e vet më 2 mars, kush ka sy, shikon, kush ka veshë dëgjon.

Kaq e thjeshtë është!

Ramëziu, zhvishe edhe njëherë shpatën dhe fillo luftën për të mbrojtur kapicën e gjynaheve, se ty të bie ta bësh, edhe njëherë!

Askush nuk ta ka zili në këto siklete që të presin o Beu ynë!

(Në këtë që jetojmë dhe në këtë botë që ke ndërtuar rreth vetes, nuk i dihet kurrë se nga të vjen! Sepse ashtu si në xhungël, kur kopeja e egërsirave që të ka zgjedhur prijës, të shikon të dobët e të pafuqishëm, të turret ty të parit, të shqyen dhe zgjedh prijësin e ri, që po pret rradhën, që të të thyhet ndonjë putër…)

Modifikuar më Tuesday, 03 Mars 2020 13:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...