Kthimi pas i emrit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta ka bërë që Edi Rama të fusë veten në një krizë.
Paraditen e sotme, Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së për të diskutuar pikërisht këtë ngërç.
Duket se zgjidhja ka ardhur, pasi Edi Rama do të vendosë të emërojë veten si ministër të Jashtëm, deri në zgjedhjen e krizës Kushtetuese, bëjnë të ditur mediat.
Por duke qenë se me Reformën në Drejtësi të drejtuar nga vetë, Rama e ka shkrirë Gjykatën Kushtetuese, duke sjell edhe këtë pasojë.
Tani pritet që Rama të marrë detyrën nga Ditmir Bushati.