Mosdekretimi i Cakajt/ Xhixho: Meta veproi drejt, reagimi i Ramës mjeran

Hënë, 14 Janar 2019 19:17

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, zv.kryetarja e LSI, Erisa Xhixho, ka komentuar marrëdhëniet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas mosdekretimit të Genti cakës në rolin e ministrit të Jashtëm.

Caka tha se presidenti Meta veproi drejt duke mos e dekretuar cakën, ndërsa reagimin e Ramës ajo e cilësoi mjeran.

‘Unë mendoj se zoti Meta është në të drejtën e tij Kushtetuese. Jemi në rastin kur zoti Caka prej 8 muajsh nuk ka marrë çertifikatën e sigurisë nga DSIK-ja. Unë kam qenë vetë zv.Ministre e Integrimit dhe më është kërkuar që ditën e parë certifikata nga DSIK-ja. Për sa kohë personi në fjalë nuk ka marrë çerfitikatën dhe nga ana tjetër deklarata e tij shumë të rrezikshme për Kosovën dhe në momentin që flasim kur kemi marrëveshjen Kosovë-Serbi në pikën kyçe, kjo situatë ka krijuar bindjen Presidentit të Republikës për mos dekretim. Reagimi i zotit Rama është mjeran. Edhe ndryshimet në kabinet ishin vetëm figurantë, pasi këtu është vetëm zoti Rama që vendos gjithçka’, u shpreh Xhixho.

Login to post comments