Zbulohen 'kushtet' e Klement Balilit për vetëdorëzim

E Enjte, 17 Janar 2019 12:31

Pas bërjes qesharake të qeverisë dhe policisë së shtetit, me rastin e Klement Balilit, i cili u dorëzua dhe qeveria dhe policia e shiti si arrestim, ka shpërthyer edhe humori në rrjetet sociale.

Ja kushtet e Balilit:

  1. 1. Hapje urgjente e negociatave me BE
  2. 2. Plotësimi i të gjitha kërkesave të studentëve
  3. 3. Mosndryshimi i kufijve të Kosovës
  4. 4. Teatri Kombëtar të mos shembet dhe i riu të ndërtohet po në Tiranë
  5. 5. Bibliotekës Kombëtare ti vendosin emrin Gent Caka për faktin se ka lexuar shumë libra
  6. 6. Hoteli Santa Quaranta të shpallet Shtëpi Muze
  7. 7. Babales ti jepet azil politik se është fukara njeri
  8. 8. Ylli Baka ta bëjë patjetër një këngë me Gaz Pajën deri në fund të 2019
  9. 9. Partizani të mos blejë më futbollistë me emra të turpshëm
  10. 10. Të rikthehen bastet sportive, me kusht që Interi të mos përfshihet në skedina
  11. 11. 600 kilet e hashashit që më kapi policia të shiten me vlerën e tregut dhe të ardhurat të jepen për bamirësi!
Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 12:59
Login to post comments