Studentët, me anë të një demonstrimi të veçantë dhe kuptimplotë, kanë djegur sot publikisht ligjin e arsimit të lartë.
Protesta po vijon çdo ditë nëpër universitetet e vendit, dhe studentët tashmë janë ngujuar nëpër auditore, duke bojkotuar mësimin deri në plotësimin e 9 pikave nga ana e qeverisë.
Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar si historik djegien e ligjit të arsimit të lartë nga studentët.
“Akt historik, studentet djegin ligjin e klienteles te arsimit te larte! Sb”, shkruan Berisha