Depuetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, është shprehur se fundi i diktatorit Rama po afron!
Në një postim në rrjetet sociale Metaliaj shprehet se nuk mundemi te gjejmë një arsye të vetme se pse Edi Rama meriton të rrijë ende kryeministër.
Postimi i plotë
Sot qytetaret ne te gjithe Shqiperine, pyesin se pse Edi Rama vazhdon te rrije ende kryeminister. Pyesin se pse kjo qeveri vazhdon te jete ende qeveria e Shqiperise.
Pyesin sepse nuk e dine, cfare projektesh, cfare politikash e cfare prioritetesh ka lancuar ky kryeminister dhe qe i duhet te vazhdoje te jete kryeminister qe te mund ti coje perpara ato.
Nuk ka asnje projekt madhor dhe serioz qe ky kryeminister te kete marre persiper e qe i duhet ta coje perpara. Nuk ka asnje politike ne interes te qytetareve dhe, nuk ka prioritet asgje qe lidhet me interesat e shqiptareve.
Atehere pse duhet te vazhdoje te jete ne pushtet nje kryeminister qe nuk ka asnje pune per te bere?
Pse duhet te vazhdoje te jete kryeminister nje njeri i cili nuk ka asnje plan e nuk ka asnje pergjigjje per problemet qe ka sot Shqiperia?
Nuk ka asnje arsye te vetme se pse ky kryeminister duhet te jete akoma kryeminister.
Deri me sot, ju ka sherbyer vetem interesave te tij ,te familjareve te tij dhe nje grushti oligarkeve afer tij.
- E mori pushtetin duke premtuar rilindje te shendetesise, por perfundoi duke e kthyer sistemin e shendetesine ne korporate koncesionare e cila tregton semundjet e njerezve dhe fitimet shkojne tek pronaret e sterilizimit, te dializes, te chek ap-it e te tjere (jane miliona euro te taksapaguesve shqiptare te cilat ju ndahen te afermve te Edi Rames).
Pra Ministria e Shendetesise, eshte kthyer ne biznez familjar te tarafit te Edi Rames. Nuk ka shqiptar te semure e jo te semure qe nuk e di kete te vertete. E pasi e ktheu shendetesine ne biznes, ka guximin cinik per te dale e per tju bere thirrje mjekeve dhe infermiereve qe te mos largohen nga Shqiperia.
Sot kerkon te rrije ende kryeminister vetem per ta mbrojtur kete biznes qe te mos goditet nga forca e ligjit.
- E mori pushtetin duke premtuar rend,siguri dhe lufte kunder krimit te organizuar dhe perfundoi duke e marre krimin e organizuar brenda institucioneve te shtetit. Duke i emeruar perfaqesuesit e krimit, deputete, kryetare bashkish, drejtore e deri specialiste te ministrive.
-E mori pushtetin duke akuzuar abuzivisht qeverine e kohes si te lidhur me trafikun e droges, por perfundoi duke e kthyer shtetin shqiptar ne shtet protektor te droges dhe njolle turpi ne mbare boten.
-E mori pushtetin duke akuzuar per mungese sigurie, por perfundoi duke fikur radaret e ushtrise per tju hapur rrugen avioneve me droge. E sot ka guximin cinik per te deklaruar se ka luftuar krimin me shume se te gjitha qeverite e botes te marra se bashku. Pra Edi Rama kerkon te rrije ende kryeminister vetem per te mbrojtur korporaten e krimit te organizuar nga goditja e ligjit.
- E mori pushtetin duke premtuar hapjen e 300 mije vendeve te punes, por perfundoi ne nje armik te punes. Perfundoi duke perndjekur njerezit dhe rezultati eshte se ata 300 mije njerez te cileve ky ju premtoi pune, sot jane ne pune, por jo ne Shqiperi, jane diku ne Gjermani apo France.
Pra perfundoi duke e shpopulluar Shqiperine nga njerezit vitale, nga krahu i punes, nga njerezit me projekte per jeten e tyre. E gjitha kjo sepse sistemi i mbledhjes dhe shperndarjes se parave ne Shqiperi, u konceptua nga ky, vetem per interesin e tij dhe te 10 oligarkeve afer tij,duke perqendruar ne duart e tyre te gjitha parate e taksapaguesve shqiptare.
E sot Edi Rama, kerkon te rrije ende kryeminister, vetem per te mbrojtur kete sistem te qarkullimit te parave, nga goditja e ligjit.
- E mori pushtetin duke thene se te tjeret vjedhin dhe blejne votat dhe kercenojne voten e lire. Por perfundoi duke derdhur lumenj te parave te droges ne zgjedhje, duke perfshire vrases dhe trafikante ne procesin zgjedhor si e si per te dhunuar zgjedhjet dhe per te marre rezultatin me force e me blerje.
- E mori pushtetin duke premtuar rilindje te arsimit, por perfundoi me mijera studente ne rruge e sheshe te cilet protestojne kunder tij dhe jane ngujuar ne ambientet universitare, kunder tij. Dhe ka guximin cinik te deklaroje se kjo proteste eshte proteste kunder opozites, nderkohe qe studentet kerkesat ia drejtojne Edi Rames dhe jo opozites.
- E mori pushtetin dhe pastaj shpalli reformen ne drejtesi. I akuzoi te gjithe me rradhe, te madh e te vogel, opozite e gazetare, si njerez qe nuk duan drejtesine dhe reformen ne drejtesi.
Por perfundoi duke emeruar ne shkelje te kushtetutes nje prokurore te pergjithshme te perkohshme nje ushtare te tijen, e cila sot nuk dihet se ku eshte, me qellimin e vetem, per te transferar ne kundershtim me ligjin disa prokurore, per te shkaterruar e mbyllur disa dosje.
Akuzoi te madh e te vogel se nuk duan vettingun por e degradoi procesin e vettingut ne nje process te turpshem, ne nje farse dhe ne nje mekanizem qe I sherben seleksionimit te gjyqtareve qe jane pro tij te cilet do te vazhdojne te jene ne detyre,dhe duke nxjerre jasht sistemit gjyqtare dhe prokurore te cilet ky i percepton si kundershtare te tij.
Sot ka guximin cinik te dale e te deklaroje se do ta shikoni ju drejtesine e re se cfare do te sjelle. Pra Edi Rama kerkon te rrije kryeminister, vetem per te mos i shpetuar nga duart ndikimi mbi prokurorine e gjykatat.
Pra te dashur qytetare,nuk mundemi te gjejme nje arsye te vetme se pse Edi Rama meriton te rrije ende kryeminister.
Sic mund te shikohet qarte, ai kerkon te rrije kryeminister per te mbrojtur korporaten e shendetesise me te cilen pasurohet. Per te mbrojtur korporaten e krimit te organizuar te cilet I duhen per diten e zgjedhjeve. Per te mbrojtur pushtetin e tij duke pasur nen kontroll gjykatat dhe prokurorine. Nuk ka, nuk mund te gjesh, asnje arsye legjitime, asgje fisnike, asgje kombetare, asnje prioriet per vendin, asnje projekt qe te legjitimoje e te justifikoje qendrimin e Edi Rames kryeminister.
Ndaj ne duhet te mblidhemi te gjithe se bashku, cilido qe kerkon nje Shqiperi normale, nje Shqiperi te punes, nje Shqiperi te merites, nje Shqiperi ku mund te jetohet e te punohet, per ta larguar nga posti I kryeministrit kete kryeminister I cili rri kryeminister vetem per punet e veta.
Qeveria nuk mund ti sherbeje interesave te nje njeriu, qeveria duhet te jete me e gjere, me perfaqesuese.
Qeveri per njerezit dhe me njerezit!
Fundi i diktatorit Rama po afron!