Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje strukturave në qarqe të mos presin më por të bëhen gati për revolucioni.
Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, Kryemadhi edhe në vijim të vendimit të marrë si opozitë e bashkuar kërkoi mobilizim nga anëtarët e Komitetit Drejtues të qarqeve.
Kryetarja e LSI-së tha se të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër është të krijosh shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët.
“Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve.
Komisionieri Hahn kërkon hapur dhe ka nxjerrë kush është problemi i zvarritjes së dialogut politik dhe i reformave në Shqipëri dhe i kërkoi hapur Ramës. Dua që të bëj një sqarim të thjeshtë për sa i përket anëtarëve të komiteti drejtues nga qarqe jashtë Tiranës, nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion, protesta, revolta koncerte, çfarë të doni ju. Nuk ka më kohë për të pritur”, deklaroi Kryemadhi.