Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar kundër kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Ruçi dhe Rilindjes.
Vasili ka shkruar se për ta nuk ekziston më shteti i së drejtës, duke shtuar se përmbi to është Partia në pushtet.
POSTIMI:
Rilindja,Rama, Ruçi (RRR) dhe partia në pushtet mbi shtetin e së drejtës!
Shteti i së drejtës për këta fosilet e të shkuarës nuk ekzistojnë dhe përmbi to është Partia në Pushtet siç thotë ky Ruçi.
Për këta armiq të popullit, qytetarët nuk duhet ti besojnë ligjit dhe shtetit ligjor.
Këta armiq të ligjit duan që qytetarët ti gjunjëzohen shtetit të partisë në pushtet, të rilindjes së kriminelëve, trafikantëve, pastruesve të parasë së pisët dhe dhunuesve të ligjit.
Tre R, Rilindja, Rama, Ruçi janë dëshmitarë se si partia që ishte mbi ligjin u shpërbe në 2 javë nga studentët në vitin 90′ , ndërsa rrëzimi i rilindjes, partisë së vdekur të këtyre është thjesht një funeral i vonuar që shqiptarët do ta përfundojnë shumë shpejt…