Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka.
Në një postim në Facebook Presidenti Meta shprehet se i ka uruar suksese për për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, i bindur se do ta ngrenë lart flamurin e Kosovës.
“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.
I'u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.🇽🇰
Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.