Ligji për portalet/ Organizatat e medias, Ramës: Tërhiqu

Premte, 18 Janar 2019 14:52

Gazetarët dhe organizatat e medias që operojnë në vend i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të tërheqë mbrapsht projektligjin për portalet online.  Në të kundërt, sipas tyre, ato të përballen me të në çdo rrugë ligjore dhe demokratike.

Gjithashtu mediat online kanë ngritur  shqetësimin se po diskriminohen nga qeveria pasi ato duhet të paguajnë tatimin në masën 20% ndryshe nga radiotelevizionet që paguajnë vetëm 6%.

Sipas organizatave të medias Rama duhet të tërhiqet nga projektligjet që tentojnë të “rregullojnë” median online, pasi sipas tyre cenon lirinë e shprehjes dhe nuk rregullon problemet ekzistuese të portaleve.

Kërkesa është bërë nga drejtues të organizatave BIRN Albania, Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders, Këshilli Shqiptar i Medias dhe Qendrës Shqiptare MediaLook gjatë një konference për shtyp.

Në këtë qëndrim të përbashkët, pas ekspertizës së tregut mediatik dhe analizës së drafteve këto OJF evidentojnë “se këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik, cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen, propagandën apo dizinformimin”:

Gazetarët profesionistë shtojnë se pretendimi i kryeministrit Rama se ky projektligji është marrë si shembull nga Kroacia dhe ka të bëjë me shpifjen është krejtësisht i pavërtete.

Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, portalet online po përballen edhe me një tjetër problematikë, pasi duhet të paguajnë më shumë se radiotelevizionet dhe gazetat pasi nuk përfitojnë nga ulja e tarifës në 6 %.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...