Pedagogu fyen studenten, reagon ashpër Berisha

Saturday, 19 Janar 2019 10:16

Një pedagog i Universitetit të Arteve ka fyer një studente greviste në një kohë që protesta studentore dhe bojkoti i auditorëve prej tyre është në kulmin e saj.
Ndaj këtij gjesti të pedagogut ka reaguar ish-kryeministri Berisha i cili ka bërë thirrje për të ndalur presionin ndaj studentëve.
Duke i’i drejtuar pedagogut, Berisha thotë se “studentët po mbrojnë të drejtat kushtetuese, lirinë e tyre  dhe tënden akademike”.

Ja postimi i plotë

Ndal presionit ndaj studenteve!

Pedagogu i Universitetit të Arteve shan si ordiner studenten greviste: “Nuk të vjen turp që flet si rrugaçe”.
Zoti pedagog nuk te nderon kjo gjuhe. Studentet po mbrojne te drejtat e tyre kushtetuese, po mbrojne lirine e tyre dhe tende akademike, autonomine e universitetit te garantuara me kushtetute nga nje skizoid qe po i eleminon ato. sb

Login to post comments