Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këtë të shtunë ndodhet në malin e Dajtit, duke promovuar kështu një nga vendet më të bukura të Tiranës.
Kreu i Shtetit ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të një vogëlushe dhe prapa tyre shihet plaku i borës, që Meta e quan “Olaf”, pasi është një personazh i njohur i filmit për fëmijë.
”Mirëdita miq! Bashkë me Tean dhe Olafin prej dëbore ju përshëndesim nga mali i Dajtit”,-shkruan Presidenti Meta.