Incident në Qytetin Studenti ku po prezantohet projekti i Kampusit të ri të Universitetit.
Një studente i ndërpreu fjalën kryeministrit Rama në momentin kur ai po thoshte se dëshironte të bënte të gjitha gjërat menjerë por nuk mund të bëhen.
Në këtë moment studentja u ngrit për të debatuar.
"Paguhesh me taksat e mija" dëgjohet studentja të thotë dhe kryeministri Rama i tha "Suksese tani dil jashtë"
Ndersa vajza po largohej Rama shprehet: Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën. Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci.
Vajza që na nderoi me daljen e vet përjashta, ajo nuk paguan taksa.. janë prindërit..