Pasi i shkarkoi si ministra, ja ku i "emëroi" Rama

Diel, 20 Janar 2019 13:59

Ish-ministrat e shkarkuar nga Edi Rama nuk do të jenë vetëm deputetë të thjeshtë. Rama ka menduar sërish për ta.

Besohet se të gjithë ish-ministrave do të ju besohet drejtimi i disa komisioneve parlamentare. Kështu ka bërë të ditur sot Report TV.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka lënë bosh karrigen si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në këtë post, do të vendoset Arben ahmetaj.

Bled Çuçi si ministër bujqësie ka lënë dy vende bosh: Atë të reformës zgjedhore dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Si nënkryetar i këtij komisioni pritet të propozohet Ditmir Bushati.

Si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore PS pritet të vendosë Blerina Gjylametin.

Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, do të jetë kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduart Shalsit.

Ndërsa ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë.

PS do të vendosë në këtë pozicion deputeten Klodiana Spahiu.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...