Qytetarët: 21 janari, Rama përgjegjës

Hënë, 21 Janar 2019 08:21

Si çdo mëngjes qytetarë të shumtë kanë gjetur një derë të hapur në News24, në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” për të shprehur hallet e shqetësimet e tyre. Dikush për rrugën, dikush për shkollën por nuk mungojnë as qytetarët që shprehin shqetësime për zhvillimet në vend.

Disa qytetarë kërkojnë që studentët të mos protestojnë më gjatë javës pasi po humbi mësimin por vetëm në fundjavë. Disa të tjerë kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

Qytetar 1: Dikush pyeti a kanë halle studentët. Hallin e ka qeveria, studentët kanë shqetësime.

Qytetar 2: Tërheqja zvarrë e Edi Ramës dhe qeverisë është emergjente. E kanë gri këtë popull. Edi Rama është kanceri i shkatërrimit të Shqipërisë.

 

Për 21 janarin, ato 4 familje që kanë humbur të afërmit, duhet të shkojnë në Surrel, t’ia kërkojnë gjakun Edi Ramës. Sepse ai i ka çuar atje.

Qytetar 3: Thonë veprimet e Ramës janë si komunist. Unë do ta quaj neofashist. Masakron të varfrin. Mithat Frashërin e quan hero, veteranët i quan spiunët. Për vrasjet e 21 janarit. Masakrën kryesore e ka bërë ai, më vjen shumë keq për viktimat por 500 e ca mijë euro na i mori ne. Unë për 20 e ca vite kam votuar Partinë Socialiste, por Rama nuk është komunist por neofashist.

Qytetar 4: Doja të flisja pak për protestën, për revoltën e madhe që do të bëjë PD-LSI. Nuk kanë fytyra të dalin. Ne nuk jemi budallenj.
Qytetar 5: Më vjen shumë keq dhe dëgjova disa persona dhe kanë shumë të drejtë të shkretët se me këta studentët po bëhet lojë dhe po e bëjnë direkt ata të tjerët. Njeri është dhe ai. Në qoftë se gabon atje në parlament pse nuk i thonë hajde pak këtu ti Edi Rama.

Qytetar 6: Populli është plotësisht i braktisur në Kukës. Ka familje të bllokuara.
Qytetar 7: Këta studentët ngelën rrugëve, ngelën pa mësim. Të kthehen në mësim, le të protestojnë të shtunë dhe të diel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...