Zgjedhjet brenda PD, Gjata: Ju tregoj pse ishin të ndershme dhe me standart

Hënë, 21 Janar 2019 22:57

Njëri prej personazheve më të rinj në arenën politike të demokratëve është edhe Çlirim Gjata, i zgjedhur si Sekretar për Çështjet Ligjore në PD. I ftuar në “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Gjata tha se vota ishte përfaqësuese dhe cilësore.

“Vërtet s’jemi mësuar ende me këto standarde, por mendoj se fakti që zgjidhet një person që edhe ka kritikuar kryetarin në të kaluarën, ky përbën një risi dhe një standard të ri”, tha ish-kreu i KQZ-së.

Ai madje solli edhe shembuj të politikanëve të huaj sesi afronin edhe zërat më kritikë pranë vetes.

“Kemi përballë një parti në pushtet që jo vetëm ka ardhur me vota të deformuara, ka bërë edhe një referendum për të mos bërë zgjedhje brenda partisë, ndërsa në PD po tregohet se janë vendosur disa standarde, që ndoshta duheshin vënë më herët”, tha Çlirim Gjata.

Standard të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Gjata quajti edhe faktin që rivalja e tij e mori në telefon për ta uruar pas përfundimit të numërimit.

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 23:00
Login to post comments