Kreu i Grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka akzuar kreun e qeverisë Rama se ka dhunuar kushtetutën në nenin 155 të saj ku i ka dhënë fuqi prapavepruese.
“Ky kryeminister është rasti i zi kur padija,ligësija dhe babëzija bëhen bashkë”.
“Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit, u vetpropozua për ministër si budalla që është, dhe na trembi shumë kur tha se do të padiste Presidentin më që nuk i dekretoi një farë Gent Caka”, shkruan Vasli në një postim në faqen e tij në facebook.
Ja shenimi i tij i plotë:
Edi Rama dhunoi kushtetuten,nenin 155, per oligarket, tani ka surrat e flet per Presidentin.
Edi Rama ky zorre qorre e oligarkeve,u pergjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %.
Per kete dhunoi kushtetuten,pikerisht nenin 155 te saj,kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.
Ja cfare thote kushtetuta:
Neni 155
"Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepet fuqi prapavepruese".
Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket,,ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.
Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.
Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua per minister si budalla qe eshte, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi nje farë Gent Caka.
Po perse do ta padiste?
Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve.
Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister,qe s'njohin ligj e atdhe,ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop.
Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme.
Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve ,edhe i semure psiqik.
Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatri.