Opozita në protestë, Edmond Spaho: Nuk luftojmë për pushtetin tonë, por për të ardhmen e vendit

E mërkurë, 23 Janar 2019 16:53

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, në një intervistë për Ora News, thotë se protestat e opozitës nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë Rama. Sipas tij protesta nuk kanë për qellim pushtetin e opozitës, por për ti hap rrugë zhvillimit dhe integrimit të vendit. Edmond Spaho, hodhi poshtë mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve, ndërsa tha se PD prej muaj po evidenton kandidatët fitues.

Nga 4 shkurti opozita do të nisë një seri protestash në të gjithë vendin duke kulmuar me protesta masive në Tiranë me qëllim largimin e qeverisë Rama. Në një intervistë për Ora News, nënkrytari Edmond Spaho, thotë se opozita nuk po lufton për pushtetin e saj, por sipas tij vendi është zhytur në krizë ekonomike dhe sociale. Sipas Spahos kjo nuk është një përpjekje për të sjellë opozitën në pushtet, por është një përpjekje e madhe për ti siguruar vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastaj cilado forcë politikë që të fitojë le të qeverisë.

Spaho, thotë se kjo qeveri ka asgjesuar çdo liri, ndaj sipas tij me kryeministrin Edi Rama nuk mund të shkohet në zgjedhje. Të shpresosh që me Edi Ramën në qeveri do të ketë zgjedhje në qershor normale si në çdo vend demokratik është iluzion dhe gabim i rëndë nga ana e opozitës sepse do të përdoret si fasadë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike njëherazi kryetar i grupit parlamentar, hedh poshtë zërat se opozita po përgatitet për të bojkotuar zgjedhjet vendore.

Me tej Spaho thote se asnjë forcë demokratike nuk vjen në pushtet pa zgjedhje. Të gjitha përpjekjet që ne bëjmë tani, edhe protestat janë që të garantojmë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kemi kohë që kemi filluar për identifikimin e kandidaturave që do të konkurrojnë për zgjedhjet vendore.

Edmond Spaho i ka bërë thirrje qytetarëve, gazetarëve dhe intelektualëve që të mbështesin protestat e opozitës. Sipas tij me Ramën kryeministër nuk ka integrim e as ekonomi të mirë.

Modifikuar më E mërkurë, 23 Janar 2019 16:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...