Tritan Shehu ne Paris, lobon për mbështetjen e Francës për çeljen e negociatave me Shqipërinë

E mërkurë, 23 Janar 2019 17:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ndodhet në Parisë për të lobuar per mbështetjen franceze ndaj çeljes se negociatave me Shqiperine. Njoftimi jepet nga vetë z.Shehu në FB ku ndër të tjera shkruan se në takimet e bëra ka shpreh se pari vizionin e pa lekundur te PD për domosdoshmërinë e çeljes se negociatave midis BE e Shqiperise, si element shume i rendesishem jo vetëm per vendin tone, por edhe per stabilitetin e Rajonit.

Ja statusi i Tritan Shehut në FB
Sot isha Paris duke lobuar per mbeshtetjen franceze ndaj celjes se negociatave me Shqiperine.
Gjate vizites sime aty, i ftuar ne Asamblene Kombetare franceze (Parlamenti), pata kenaqesine te realizoj ne sere takimesh shume te rendesishme.
Midis tyre dua te evidentoj ate ne Ministrinë e Jashteme te Frances ku zhvillova nje bisede te gjate me drejtues te larte te saj.
Me tej ne Asamble pata kenaqesine te takoj e dialogoj me N/Kryetare te Asamblese, me Kryetaren dhe antaret e Komisionit te Jashtem te Asamblese, me Kryetaren e antare te grupit te deputeteve te Miqesise me Shqiperine etj.
Ne te gjitha keto shpreha se pari vizionin e pa lekundur te PD per domosdoshmerine e celjes se negociatave midis BE e Shqiperise, si element shume i rendesishem jo vetem per vendin tone, por edhe per stabilitetin e Rajonit.
Me tej bisedat u drejtuan mbi problemet e veshtiresite qe po kalon vendi yne, nivelin e korrupsionit, kriminalitetit, trafiqeve, lidhjeve te tyre me politiken e te hapave qe duhen ndermare, duke u shpjeguar miqve vizionet e veprimet tone konkrete.
Po keshtu u bisedua mbi sfidat e Rajonit per te ardhmen e tij europiane, te maredheniet tona me fqinjet, si dhe per ate qe ne duhet te bejme ne fuksion te stabilitetit e integrimit.
Nje vend te vecante ne bashkebisedimet kishte dhe shkembimi i mendimeve ndaj teorive per ndryshimin e kufijeve ne Ballkan, teori qe une i konsiderova te rrezikeshme, me zanafillen ne Beograd.
Pa dyshim nuk mund te mbeteshin jashte temes sone te diskutimit edhe veprimet e fundit politike a antikushtetuese ne Ministrine tone te Jashtme”.

Modifikuar më E mërkurë, 23 Janar 2019 17:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...