Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar diktatoriale sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj studentëve.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisha tha se as Ramiz Alia e as Adil Çarçani nuk u sollën në këtë mënyrë siç po sillet Rama me studentët.
Zotëri atë që bëri Rama nuk e bëri Ramiz Alia. Ramiz Alia nuk i çoi kurrë uniformat në Universitet. Edhe kur i takoi Adil Çarçani ajo vajza i tha unë nuk bëj fëmijë me këtë regjim, por Adil Çarçani nuk e nxorri jashtë atë vajzë. Ky pasi kreu pucin kalon nga një akt madhor antikushtetues në një tjetër akt madhor antikushtetues.