Edita Tahiri ish-kryenegociatorja Serbi-Kosovë e quan nostalgji të Rusisë dhe Serbisë idenë e ndryshimit të kufijve. E ftuar në “Byro Politike” Tahiri tha se shqiptarëve nuk ju duhet bashkimi me Kosovën e cunguar. Kjo gjë vijoi ajo i intereson Putinit dhe Vuçiçit.
“Ne nuk mund të këmbejmë toka shqiptare sepse Serbia dëshiron të ketë pasurinë e Trepces dhe më pas ne të jetojmë të ndarë. Serbia ka synime gjeopolitike, por ne shqiptarët nuk jemi më ata që kemi qenë të shtypur. Ka një propagandë që e këtyre që vazhdojnë të ndjekin politika serbe si Rama dhe Thaçi se “kur bëhet shkëmbimi ne bashkohemi”. Nëse ne bashkohemi çfarë i duhet Kosovës njohja. Një bashkim i Kosovës së cunguar me Shqipërinë nuk është bashkim. Bashkimi është kur bashkohen copat e shqiptarëve dhe jo kur rikthehet nostalgjia e Putinit e Vuçiçit për Serbinë e madhe.