Vasili: Kryeministri pastron para, dilni në protesta ta rrëzojmë

Premte, 25 Janar 2019 11:22

Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli për një situatë ulëritëse siç tha, pasi në vend po bëhet një pastrim i madh parash. Këto akuza ai i lidhi me emrin e të parti të qeverisë Edi Rama.

“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”,- tha Vasili.

 
Prandaj ai ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt.

“Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”,- tha ai.

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 11:27
Login to post comments