Skandali që është duke u konsumuar gjithë këto kohë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë është duke u shndërruar në një tragjikomedi të vërtetë.
Ky djaloshi që Rama i delegoi kompetencat kur nuk kanë kaluar as 3 ditë bëri një akt ‘heroik’ si kryediplomati i deleguar i Shqipërisë.
Deliranti Cakaj në një letër zyrtare që Ministria e Jashtme u dërgoi përfaqësive të vendeve të huaja në vendin tonë ka rendur të njoftojë ambasadorët se ai tashmë na qenka ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë.
Cakaj me qejf të madh i thotë ambasadorëve se Rama ia ka falur Ministrinë atij.
Dhe të gjithë ambasadat e huaja në vendin tonë sot e kanë pasur një arsye për tu gajasur me këtë barcaletë.
Por a e meritojnë shqiptarët këtë shtet palaçosh dhe karagjozësh?!