Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur sot miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamentit i Greqisë për emrin e ri të Maqedonisë.
Në një postim në Twitter, Kryemadhi shprehet:”Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, për më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”.