Nga Patrik Sadikaj/
Me 16 shkurt, unë, ti, Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe gjithë shqiptarët do të jemi në shesh për të protestuar si qytetarë europianë. Jo vetëm për ti thënë Edi Ramës se ka ardhur fundi I qeverisjes së tij shkatërrimtare, por të treguar se ne, bashkë me ju do të jemi alternative për ta ndryshuar më në fund këtë vend.
I humbur në betejen për të qeverisur Shqipërinë, Rama, Rilindja e tij si formë propaganda, kanë bërë gjithçka për të çuar ujë vetëm në një drejtim: të gjithë në këtë vend janë njësoj. Pra, edhe ata që do të vijnë pas Rilindjes janë njësoj!
Padyshim që jo, nuk është kështu. Kjo është një përpjekje disfatiste e njëriut të dështuar që përpiqet ti tërheqë të gjithë në llumin e vet. Shqipërinë, nuk e shohin të gjithë si një koncension apo PPP-të të rradhës. Ka shumë njerëz, politikanë dhe intelektualë që e duan këtë vend që duan ta ndryshojnë mendësinë koncensionare të Rilindjes.
Në 2013-ën, Edi Rama erdhi me kaanin e madh të mashtrimeve, që në atë kohë u shitën si premtimet e ndryshimet të madh. Në fakt kjo skemë, solli ndryshimin e vetëm: I dha pushtetin Partisë Socialiste, që sapo kishte filluar të tretej nën lëkurën e Rilindjes.
Ndryshimet e tjera, pra premtimet e famshme të kryeministrit, filluan të ngelen rrugës. Sot që jemi në mesin e mandatit të dytë, qeverisja e Ramës nuk ia ka dalë të realizojë asnjë prej tyre. Më së shumti që Rama ka bërë, ka dhënë gjithë Shqipërinë me PPP dhe ka hapur një portal që nuk I shërben askujt, veç propagandës dhe fasadës boshe.
Helmi që ka hedhur propaganda e Rilindjes, ka hyrë deri në dejt e njerëzve të cilët sot, duan më shumë se kurrë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes. Kjo është beteja më e madhe që ka Lulzim Basha dhe opozita e tij europiane. Pikërisht që këtu, tek mënyra e të bërit opozitë, për të demonstruar atë që është fakt: nuk është si Edi Rama dhe as PD nuk është si Rilindja.
JO për të dhënë prova se nuk është si Edvini, por për të hequr nga mëndja e shqiptarëve, magjinë e propagandës së Ramës, I cili ka investuar gjithë makinën e tij të matrapazëve për të bindur se në politikë janë të gjithë njësoj, njëri më I keq se tjetri.
Me siguri, e thënë kjo, shktrohet pyetja: Po pse janë ndryshe?
Ka shumë përgjigje, shumë “sepse”.
Sepse Basha, ndryshe nga Rama nuk ka thirrur krimin e kriminelët për të mbledhur vota. Nuk ka lëshuar ushtrinë e drogës që të blejë vota.
Sepse ai nuk ka sjellë dhe nuk do të sjellë në Kuvend, të zgjedhurit e krimit, por njerëz normale që përpiqen të paktën të mendojnë për të mirën e njerëzve dhe jo sesi të zgjerojnë hartën e drogës.
Ndryshe nga kryeministri, lideri I opozitës nuk zhvishet lakuriq për të hequr vëmëndjen nga hallet që kanë njerëzit, por përvesh mëngët për të hartuar një program që nesër do të ndryshojë situatën e rëndë të këtij vendi.
Nuk ka nevojë për fasada, pork a nevojë për ide, projekte dhe zhvillim real. Nuk ka Basha dhe as Partia Demokratike projekte 3D në Facebook por projekt madhor që fillon me integrimin në BE dhe kthimin e besimit dhe të shpresës tek shqiptarët.
Basha është padyshim një lider i shkollës perëndimore, jo I shkollës anadollake të batutatës, fyerjes dhe sharjeve mbarë e mbrapsht.
Këto janë vetëm pak nga ato që përbëjnë hendekun e ndryshimit mes Bashës dhe Ramës
Shqipëria nuk është një vend pa shpresë, siç Fugat e Edit propagandojnë. Shqipëria nuk është vendi që prodhon vetëm emograntë dhe hajdutë. Është dhe vendi ku ka politikanë ndryshe, europianë dhe që sjellin shpresë me ofertën e tyre.
PD dhe Basha e kishin që në vitin 2017-të rrugën e zgjidhjes, me një program ekonomik, social dhe politik që I jep fund grabitjes së Shqipërisë. Por, Rilindja bleu gjithçka, grabiti dhe kriminalizoi edhe të vetmen armë që ka në dorë një opozitë të jetësoje projektin e vet: votën e lirë.
Lufta më e madhe sot, për opozitën, PD-në, dhe të gjithë shqiptarët, është të të heqim fasadën që na I ka zënë sytë. Atë glaukomën që na ka lëshuar si mallkim verbërimi, duhet ta kurojmë dhe kjo bëhet padyshim për të bindur shqiptarët se: jo të gjithë e duan pushtetin për të vjedhur e grabitur Shqipërinë. Ka dhe nga ata që janë gati që sëbashku me shqiptarët, ta shpëtojnë Shqipërinë.
Rruga është e gjatë, por nëse nisim ta shtrojmë, Europa nuk do të jetë destinacioni ynë i shpëtimit nga dëshpërimi, por vendi kun a takon të jemi të barabartë me të.