Urimi i veçantë i Bashës për Kadarenë, fton të rinjtë të lexojnë...

Hënë, 28 Janar 2019 20:00

Sot është ditëlindja e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dhe kanë qenë të shumtë personat që e kanë uruar.

Kreu i PD, lulzim Basha e ka uruar nga Kavaja shkrimtarin, ndërsa është ndalur dhe tek një nga veprat e tij më të njohura ‘Pallati i Ëndrrave’.

Duke u bazuar tek romani i Kadaresë, Basha theksoi se në roman shkrimtari flet për perandorinë Osmane, por që qartësisht përmes metaforave ai i drejtohej regjimit komunist, ndërsa sot regjimit të Edi Ramës, të cilët pasi u morën shqiptarëve gjithçka tani duan tu marrin dhe ëndrrat.

‘Sot është ditëlindja e Ismail Kadaresë dhe dua ta urojmë këtu të gjithë së bashku, një shkrimtar i cili u bë simbol i vokacionit perëndimor të vendit tonë në kohën kur vendi ishte me i izoluar se kurrë. Po kështu dua tu rekomandoj, për ata që nuk e kanë lexuar, një nga veprat e tij që për mua është një preferuarat, Pallatin e Ëndrrave. Tek Pallati i Ëndrrave shpjegohet, sigurisht përmes metaforave të cilat u drejtohen Perandorisë Osmane por metafora është e qartë për shqipërinë totalitare të Enver Hoxhës, se pasi kishte kontrolluar gjithëçka, Sulltani, Enveri, Edvini, do që të kontrollojë edhe ëndrat e qytetarëve, Kryekadriu. Kërkon të kontrollojë mendimet e tyre, votën e tyre, gjithcka. Dhe kjo është shkarja në totalitarizëm, në atë sistem që Kavaja e hodhi poshtë dhe hapi rrugën për rikthimin e demokracisë. Sot kjo që kemi është nëj fasadë demokracie. Ndiheni ju që merrni vendime për jetën tuaj?! Ndiheni që kjo qeveri dhe ky parlament ju përfaqëson?! Ky është fundi i demokracisë. Një maxhorancë kukull në duart e krimit, me një qeveri kukull në duar e oligarkëve. Një kryeminsitër që vetëm për të qeverisur nuk qeveris. Me 16 shkurt ne duhet ti japim fund demokracisë fasadë. Mos harroni me 16 shkurt ju jeni qeveria dhe qeveritarët janë qytetarë privatë para jush’, deklaroi Basha.

Login to post comments