Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së është shprehur së fundmi se Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi sheh gjurmët, por jo ujkun. Vasili ka dalë kundër vendosjes së Bujar Sheshit si anëtar të KLP-së pasi ka qenë ish-sigurims.
“Komisioni i pavarur i monitorimit i hedhur si gome shpetimi i prokurores pergjithshme na tregon rrugen ” e lagu s’e lagu bishtin dhelpra” me komisione ligjesh, me gjoja verifikime vonesash etj dengla si keto. Ka vetem nje fajtor qe eshte prokurorja e pergjithshme. Ka vetem nje skandal,qe eshte shkelja e ligjit dhe miratimi i kandidatures se prokurorit Sheshi pa kryer verifikimet. Ka vetem nje zgjidhje qe eshte shkarkimi i saj dhe fillimi i ceshtjes penale per shperdorim te detyres shteterore.”, shprehet Vasili.