Basha: Kontratë e re me shqiptarët pa Ramën me 16 Shkurt

Hënë, 28 Janar 2019 21:44

Kryetari i PD, Basha deklaroi gjatë një takimi me të rinjtë e Kavajës se 16 Shkurti do ti japë fund kontratës së Ramës me qytetarët për të hapur një kontratë të re sociale me qytetarët shqiptarë për të zgjidhur problemet.
Kryetari i PD, Basha deklaroi gjatë një takimi me të rinjtë e Kavajës se 16 Shkurti do ti japë fund kontratës së Ramës me qytetarët për të hapur një kontratë të re sociale me qytetarët shqiptarë për të zgjidhur problemet.
‘Pritje e jashtëzakonshme e të rinjve të Kavajës. Këtu ka lindur dielli i besimit, që ka ngrohur Shqipërinë në dhjetor. Dielli që nuk e solli vetëm Zoti, por rinia, studentët shqiptarë’, tha Basha në nisje të fjalës së tij.
‘Ngjarja më shpresëdhënse, ka qenë lëvizja e dhjetorit që nisi me protesta dhe vazhdon edhe sot edhe në këtë moment që flasim. I përshëndesim studentët dhe pedagogët, nuk janë vetëm, rinia dhe qytetarët janë në krahun e tyre, PD dhe opozita janë në krahun e tyre’, deklaroi kreu i PD-së nga Kavaja.
‘Sot nga Kavaja po nis një tur bashkëbisedimi dhe takimet që do të vazhdojë në të gjithë vendin.
Kam nevojë të dëgjoj nga ju, në veçanti nga të rinjtë.

Aksioni që kemi nisur është një aksion historik për vendin. Shteti është një kontratë sociale, për të garantuar mirëqënien e liritë e secilit.
Por këta që janë në pushtet e kanë shkelur këtë kontratë. Ku ka shembull më të mirë se sa ligji i Arsimit të Lartë. Ky pushtet 4 vite më parë injoroi thirrjet e rinisë dhe pedagogëve.
PD e kundërshtoi dhe i votoi kundër në Parlament.
Që në ditën tonë të parë në pushtet, në do ta abrogojmë ligjin e arsimit të lartë. Puna do të nisë sot, me studentët e pedagogët, për të bërë një ligj euorpian.
Për shkak të taksave më të larta, shqiptarët paguajnë naftën me çmimim më të lartë, paguajnë shërbime me çmime më të larta, mbyllen 50 biznese në ditë.
Këto taksa në vend që të shërbejnë për mirëqënien e popullit, shpërdorohen nga qeveria. Tani na premtojnë se në 1 korrik nuk do të ketë më PPP. Po sigurisht, sepse deri atë ditë do të jenë vjedhur paratë e shqiptarëve për 15 vitet e ardhshme’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.

Login to post comments