Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duke folur për aktualitetin politik ka mbajtur qëndrimin lidhur me ndryshmet radikale në qeveri, se spunto për këtë ndryshim ka qenë puna e opozitës.
“Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një agjendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është agjenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i agjendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj agjende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë”- u shpreh Kryemadhi, në emisionin 5 Pyetje nga Babaramo.