"Dhjetori i dytë", përpjekje e rinisë për të thyer zinxhirët e robërimit

Tuesday, 29 Janar 2019 14:57

Nga Klarisa Rexhvelaj 

Ajo që u quajt "Dhjetori i dytë " ishte një përpjekje me shpirt e rinisë shqiptare për të thyer zinxhirët e robërimit . Nisi si diçka e pastër , e ushqyer nga pakënaqësia e studentëve ndaj sistemit, ndaj kushteve të mjerueshme në konvikte e auditore, nga pagesat super të larta ,por ku jemi sot ?!
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur me thonj e shpirt kauzën tonë, ajo është si një pëlhurë e hollë që po na rrëshqet nga duart pak nga pak...
Jo vetëm ne por e gjithë shoqëria është në qorrësokak pa zgjidhje, me dilemën e madhe: ç'po ndodh në këtë vend? U gjendem në rrugë të shumtë në numër dhe ju na i ngrohët zemrat me like e fjalë inkurajuese në facebook.
Na pate duke u pakësuar , na kritikuat . Na u kthyet kundër, na shenjestruat, na etiketuat me epitete të ndryshme. Nuk e kuptuat propagandën as presionin që u drejtua nga ne. Nuk e patë se ne ishim të paushqyer, në të ftohtë nën presion nga të gjitha anët. Na latë në mëshirën e fatit... si zogj në mes të stuhisë.
Sot na shikoni nga larg me një sy kritik se nuk zgjodhët kurrë të ishit me ne në brendësi, por thjeshtë na bëni gjyqin nga rehatia e divanit pran sobës me dru dhe një çaj të ngrohtë.
Shoqëri nuk dështuam ne , dështuat ju! Mbase nuk na rritët luftarak sa duhet ose mbase vetëm zgjodhët të ishit vetëm spektator e analistë studiosh televizive me skenar të deleguar, me prapaskena të skenuara nga dirigjenti që ju i bindeni në heshtje. Kjo ishte vetëm një betejë , lufta nuk ka mbaruar!
Sot zgjedhim të qëndrojmë me kokën lartë, ne e bëmë pjesën tonë , po ju çfarë do bëni?
Koha të bëni hesapet me vetën tuaj, të shiheni në pasqyrë, të bashkëbisedoni me vetën tuaj, të bëni hesapin me ndërgjegjen tuaj.
Të lani gishtin që keni drejtuar nga ne! Hajdeni t'i mbushim sheshet kjo është oferta jonë!

Autorja është studente e Stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...