FMN konfirmon skandalin: Qeveria Rama krijoi 26 miliardë lekë borxhe në 2017

Tuesday, 29 Janar 2019 15:50

Një ditë më parë FMN publikoi raportin e saj më të fundit mbi financat publike për Shqipërinë. Në këtë raport konfirmohen thyerjet e disiplinës fiskale nga ana e Qeverisë përsa i përket deficitit dhe krijimit të detyrimeve të prapambetura si dhe keq raportimit të nivelit të borxhit publik. Shifrat e publikuara në këtë raport mbyllin përfundimisht debatin ndërmjet KLSH-së dhe MF përsa i përket saktësisë së treguesve fiskalë të raportuara nga MF për vitin 2017 duke i pranuar dhe reflektuar si të drejta gjetjet dhe konkluzionet e KLSH-së.

Përsa i përket deficitit FMN ashtu si dhe KLSH e përllogarit deficitin (pa detyrimet e prapambetura) në nivelin mbi 2% të sanksionuar me ligj, çka përbën edhe thyerje të Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

Përsa i përket detyrimeve të prapambetura (për të cilat Qeveria ishte angazhuar që nuk do të krijoheshin më të tilla detyrime) FMN konfirmon gjetjen e KLSH-së që në vitin 2017 janë krijuar në total 13,5 miliard Lekë detyrime të reja të prapambetura (në shpenzime dhe rimbursim TVSH-je) dhe stoku i këtyre detyrimeve kap një vlerë totale prej 26,6 miliard Lekë ose 1.7% të GDP.

Nëse qeveria do të binte dakord me gjetjet dhe rekomandimet e KLSH-së të bëra në Raportin mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2017, vetëm nga gjobat që sipas Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë Qeveria do të duhej ti jepte drejtuesve të institucioneve që kanë krijuar detyrime të prapambetura, buxheti i shtetit do të arkëtonte një vlerë prej të paktën 7 miliard Lekë.

Si rrjedhojë e shifrave të mësipërme në lidhje me deficitin dhe detyrimet e prapambetura, borxhi publik sipas FMN-së përllogaritet në 71,8% (dhe jo në 69,9% sa deklaruar nga MF) duke konfirmuar qëndrimin e KLSH-së që borxhi publik në fund të vitit 2017 është rreth 72%.

Konfirmimi nga FMN i shifrave dhe problematikave të konstatuara nga KLSH e vendos tashmë Qeverinë përballë përgjegjësisë dhe detyrimit për tu përballur me të vërtetën dhe jo të debatojë më mbi saktësinë e shifrave.

ImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...