Basha me fermerët: Ja 3 pikat e PD për bujqësinë

Tuesday, 29 Janar 2019 20:32

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi fermerët e bimëve medicinale në Malësi të Madhe, të cilët u shprehën se po humbasin interesin për të punuar për shkak të çmimeve të ulëta nga vit në vit të prodhimeve të tyre.

Basha ftoi në protestë fermerët në datën 16 Shkurt, për të vënë në jetë planin e PD për bujqësinë; 100 milionë euro në vit subvencione direkte për fermerët, 50 milionë euro investime në infrastrukturën e bujqësisë, dhe ndalim të spekulimit me mallrat e importit të produkteve bujqësore.

Biseda e Bashës me fermerët:

Fermeri, Sokol Zeka : Ne jemi një zonë që merremi me bimët medicinale dhe duhan. Me sherebel, lavandën, timos. Që kur ka ardhur Rama ne na kanë rënë çmimet përtokë, edhe çmimi i naftës ka shkuar te stratosferë. Kemi bërë shumë investim si zonë por me këtë qeveri nuk kemi asnjë gjë në terezi.

Basha: Nuk është hera e parë që vij në këtë zonë, dhe sa here që kam ardhur ju kam gjetur më keq. Çmimin e prodhimit tuaj e kam gjetur më të ulët. Nëse më kujtohet, para 5 vjetësh e keni shitur me 2 mijë lekë sherebelën. Sa e shisni sot?

Fermeri, Sokol Zeka : Sherebelin e kemi shitur me 2 mijë lekë. Lavandën me 4 mijë lekë. Sot e sheshim me 700 ose 800 sherebelin dhe po kaq edhe lavandën.

Basha: Shkaku kryesor i kësaj krize të bujqësisë që reflektohet edhe në sektorin tuaj që duhet të lulëzonte është mungesa totale e çdo politike mbështetëse për bujqësinë. Subvencionet totale vitin e kaluar për bujqësinë kanë qënë 7 milionë. Gjysma e subvencioneve të 2013 dhe në krahasim me 2013 ato i kanë marrë 5 vetë në gjithë Shqipërinë. Paratë e taksave tuaja ju e dni se ku i ka çuar. 2.2 miliardë vetëm 5 vetë i kanë marrë me koncensione. Koncensione i thençin sepse janë vjedhje të pastra, hajdutëri e pastër. Merrja gjithë popullit e jepja 5 vetave, jepja vetes së vetë. Dihet që ai i ndan paratë me ta se ai ka bërë kontrata. Këto janë koka turku, për të mos thënë koka rusi. Gjiknuri e Ahmetaj janë shërbëtorë të tij. Paratë i ka ndarë ai me këta 5 grabitqarë. Ne e kemi një plan që e kemi hartuar me eskpertët më të mirë të bujqësisë dhe eskpertët më të mirë të financave, me mbështetjen e gjermanëve. Plani është që të rezervojmë dhe të shpërndajmë çdo vit 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar në bazë të prodhimit, me një skemë që e çon subvencionin tek fermeri prodhues. Siç e keni skemën që e çon ujin tek rrënja, edhe para duhet të shkojë direkt tek fermeri. Cili është synimi?! Është që të zerojë koston e TVSH-së, akcizës, së naftës, të imputeve bujqësore, fidanëve, plehrave kimike, etj. Duke zeruar këtë ju jep vlerë punës tuaj dhe ju fut në treg me çmim të arsyeshëm që mallrat të mos mbeten pa blerë. Problem i dytë është që nuk çani në treg sepse me atë çmim më shumë keni interes ti hidhi në kanal se sat ë derdhi djersën dhe kur vjen dita të mos ia shihni hajrin. Përveç 100 milionë eurove që do ti keni subvencione direkte për produket tuaja çdo vit, do të keni edhe minimalisht 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore, për rrugët e aksesit, për vaditjen, për pikat e grumbullimit, aksesin në treg. Masa e tretë që do të keni është që doganat shqiptare nuk do të kthehen në porta të kontrabandës, pa siguruar shitjen e djersës së fermerit shqiptar. Pa siguruar tregun për ta nuk do të hapen portat që të bëjnë përshesh tregtarët e shumicës që janë shumica monopolisë të lidhur drejtpërdrejtë me qeveritarët e korruptuar. Ky plan vihet në punë prej ditës së parë që na besoni me votë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...