Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në Kamëz. Në turin e takimeve të tij me qytetarë, z. Basha po trajton problematikën e përmbytjeve në vend dhe neglizhencën e qeverisë për mosdëmshpërblim të familjeve.
E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmabja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi.
Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë.
Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qëndrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin.
Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma.
Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fodnin 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën.
Natyrisht ishte një tjetër mashtrim.
Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës.