Dita e sotme është karakterizuar nga debate mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës, për shkak të projektligjit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë draft rregullore janë parashikuar procedura të veçanta për rastet kur prokuroria do të kërkojë nga Kuvendi arrestimin e deputetëve apo ministrave të qeverisë.
Enkelejd Alibeaj tha në Komisionin e Ligjeve, të drejtuar nga Ulsi Manja, se maxhorancën e ka kapur frika nga arrestimi i mundshëm i deputetëve, ndaj dhe po i paraprin duke ndryshuar Rregulloren e parlamentit.
“Meqë ra fjala, kush e ka radhën? Sot po e fusni me dhunë në rregullore imunitetin. Frikën kush e ka? Po fusni sot edhe një herë koracën imunitare për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale. E kapet prokurorinë me Arta Markun. Kaq shumë keni vjedhur. Arritja e madhe e reduktimit të imunitetit ju doni ta fusni sot në rregullore”, tha Alibeaj.
Por për Ulsi Manjën, ky propozim po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve, pasi Këshilli i Legjislacionitë është bllokuar nga opozita.
“Rregullorja duhet të ishte miratuar në sesionin e vjeshtës të vitit 2018, por bojkoti i opozitës bëri që të bllokohen edhe Këshilli i Mandateve i cili drejtohej për këtë periudhë nga opozita”, tha Manja.
Debati në Komisionin e Ligjeve
Enkelejd Alibeaj: Ndryshimet e rregullores duhet ti shqyrtojë Këshillin Mandateve dhe Rregullores jo Komisioni i Ligjeve. Në rastin më të mirë është një lapsus.
Ulsi Manja: Nuk është një lapsus por është fjale për fjale vendimi i Konferencës së Kryetareve që ia ka lënë detyrë komisionit të ligjeve. Rregullorja duhet të ishte miratuar në sesionin e vjeshtës të vitit 2018, por bojkoti i opozitës bëri që të bllokohen edhe Këshilli i Mandateve i cili drejtohej për këtë periudhë nga opozita.
Enkelejd Alibeaj: Doni ta miratoni vetë duke shkelur traditën 30-vjeçare të parlamentit. Tani u binda që nuk është lapsus dhe dua të di arsyen pse u shty që të miratohej në shkeljen me rregullore. Ditën e parë që vijmë në komision e prisni opozitën me këmbët e para. Doni të miratoni në parlament ndryshime në rregullore të cilat synim të vetëm është fakti se doni të fusni sot në rregullore të riktheni edhe një herë imunitetin e deputetëve. Meqë ra fjala, kush e ka radhën?
Sot po e fusni me dhunë në rregullore imunitetin. Frikën kush e ka? Po funsi sot edhe një herë koracën imunitare për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale. E kapet prokurorinë me Arta Markun. Kaq shumë keni vjedhur. Arritja e madhe e reduktimit të imunitetit ju doni ta fusni sot në rregullore.
Ulsi Manja: Ka precedent parlamentar që ndryshimet janë bere në Komisionin e Ligjeve.
Gent Strazimiri: Mos gënje. Është formalizuar në Komisionin e ligjeve nuk është vendosur në komision.
Taulant Balla: Këto ndryshime nuk miratohen pa konsensusin e opozitës. Nuk bëjmë habinë që ka bere kuvendi ne 2010 ku miratonte pa konsensus. Drafti ka 6 nene nga mazhoranca dhe 12 nga opozita.
Enkelejd Alibeja: Të erdhi dita të bësh edhe opozitën…
Taulant Balla: Për teknik legjislative prevalon kushtetuta dhe ça është parashikuar në kushtetute duhet të futet në ligj. Dëshira jonë është që ky proces të bëhet bashke me opozitën. Edhe ndryshimet apo përmbajtja e Kodit te sjelljes t vij tek rregullorja. Në këtë sallë në të dy pa praninë e Medias kemi rënë dakord për të ruajtur nenet 118 siç janë më prevalence siç parashikon Kushtetuta.