VIDEO/ ‘’Ti ke vrarë Ardit Gjoklajn”, studentët kryqëzojnë Erion Veliajn

E mërkurë, 30 Janar 2019 13:12

Sot paradite Erion Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27 të Qytetit Studenti. Studentet dhe aktivistet e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj.

Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.

Të bezdisur nga e vërteta, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.

Thirrjet e studentëve:

Jashtë keqbërësit nga mjediset universitare!

Drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Video

Login to post comments