‘Gjeniu’ Cakaj ka mbaruar tre vjet një shkollë kur nuk ka qenë fare në Prishtinë

E mërkurë, 30 Janar 2019 14:29

Edhe pse ishte në detyrën që prej muajit gusht të vitit 2018, CV-ja e zv.ministrit të Jashtëm, Genti Cakaj ishte mbajtur e ‘fshehur” për publikun.

I cilësuar nga Edi Rama si “gjeni”, djali nga Kosova i datëlindjes 1990 në curriculumin e tij tregon se është zotërues i 5 diplomave.

Cakaj është diplomuar në vitin 2012 për filozofi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës (2012).

Ndërkohë që në vitin 2016 sipas CV-së tij ai ka mbaruar studimet edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Po ashtu sipas CV së tij, Gent Cakaj thekson se ka përfunduar tre mastera jashtë vendit, në një Belgjikë në vitin 2014 dhe 2017 dhe një master në Hungari në vitin 2015.

Ndërkohë që pikëpyetje mbetet fakti se si e ka përfunduar shkollën 3-vjecare të Drejtësisë në Prishtinë, ndërkohë që ka qenë jashtë vendit.

Pra nëse Cakaj është diplomuar në vitin 2016, logjikisht duhet ta ketë nisur universitetin në vitin 2013 në Prishtinë, pra ciklin 3 vjeçar në Bachelor.

Ndërkohë që ai shkruan në CV që ka përfunduar studimet master në 2015 në Hungari dhe në Belgjikë në vitin 2014.

Ndërsa në fillim të CV-së zyrtare, ai shkruan se studimet në Belgjikë i ka përfunduar shkëlqyeshëm në vitin 2017.

“Në vitin 2017, Gent Cakaj ka marrë gradën Master Shkencor në Filozofi, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera nga Universiteti i Leuven-it në Belgjikë, Qendra për Metafizikë, Filozofi të Religjionit dhe Filozofi të Kulturës të Institutit të Filozofisë të këtij universiteti.

Gent Cakaj mban edhe katër diplomime të tjera në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike. Ai është diplomuar me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, Hungari (2015) dhe me gradën Master i Filozofisë nga Instituti i Filozofisë i Universitetit të Leuven-it, në Belgjikë (2014)”, thuhen në CV e Gent Cakajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...