Basha: Paralajmëroj institucionet financiare të mos mbështesin piramidën e re financiare të Ramës

Premte, 01 February 2019 11:32

Prezantohen shtyllat e programit ekonomik të PD.

Lulzim Basha: 

Më së pari, sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia
Partia Demokratike arriti të imponojë axhendën e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore, ndonëse Rilindja bëri e bën çdo përpjekje për rezistencë. Qindra kriminelë u larguan nga zyrat e shtetit.
Ne kemi shpallur fazen e dyte te dekriminalizimit, vettingun e politikanëve të lidhur me fije te dukshme e të padukshme me krimin, produkt i të cilit është edhe beteja që po zhvillohet tani dhe që u zbulua nga VOA. Që nga 2013 asgjë s’është votë e shqiptarëve por produkt i krimit. Ndaj vetingu i politikanëve është prioritet absurd. Së fundmi është edhe dekriminalizimin e ekonomisë. Dosja 339 dhe 339/1 tregon se kryebashkiakët kryesorëjanë përfshirë në transaksione me krimin e organizuar, por sipas informacioneve tona edhe ministra si dhe vetë kryeministri janë të implikuar në këto transaksione.
Rilindja në pushtet, e detyruar të largojë kriminelët nga zyrat e shtetit, bashkëpunon me ta në prapavijën politike dhe ekonomike. “Shqipëria Kolumbi e Europës” është damka që na ka vënë Edi Rama, nëpërmjet të cilës na njohin media ndërkombëtare dhe kancelaritë perëndimore.
Krimi dhe paraja e tij në ekonomi nuk sjell zhvillim, por rrënim, ndaj ne po denoncojmë dhe demaskojmë që sot në opozitë e do ta spastrojmë nesër në qeveri, nga politika dhe ekonomia.

Paketa jonë ligjore e propozuar është e plotë, ajo do të zbatohet e plotë dhe do të ketë efekt vetëm nëse zbatohet e plotë.
Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkeve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojne vete dhe i fitojne vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, nëbashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit.
Partia Demokratike ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës dhe shpurës së tij.
Asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...