Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa takoi biznesin e vogël në Lezhë iu rikujtoi se me të ardhur në pushtet, i gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu në vitrinë.
Tregtar: Keni bërë shumë mirë që keni ardhur. Bashkia ka punuar, por qeveria na ka lënë në harresë.
Basha: Taksat e Bashkisë së Lezhës janë 20%-25% më të ulta se taksat e bashkisë së Sarandës. Çmimin e nergjisë e keni parë të rritet, çmimin e naftës e keni parë të arrijë kulmin. Askush s’e paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët. E ashtuquajtura “heqja e taksave për biznesin” është kthyer në një boomerang, me të gjitha gjobat, çmimin e rritur të energjisë dhe naftës, ndërkohë që kudo ku kam qernë më kanë thënë se xhiro ka rënë dhe njerëszit nuk kanë lek për të blerë.
Tregtar: Mezi nxjerrim bukën e gojës. Asgjë tjetër.
Basha: Kjo është gjendja kudo. Kjo situatë po çon në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan. Sot që flasim 50 biznese të vogla do të mbyllin qepenat për të mos i hapur më. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Kjo është e papranueshme. Familjarët po humbin bukën e gojës dhe punën. Qeveria nuk ka në vëmendje papunësinë e shqiptarëve. Nuk kanë këtë interes, porm pasurinë e tyre marramendëse. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë. Qëllimi ynë është punësimi, prioriteti ynë kryesor. Ju duhet të vazhdoni biznesin për veten tuaj dhe punësim për njëerëzit.
I gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, që jam i sigurt se ti nuk e ke as gjysmën e asaj xhiroje në Lezhë, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote, mirëqënie dhe punësim. Qëllimi ynë është të merrni diklë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi.