Basha: Ditën e parë kur shqiptarët të na besojnë me votë, do të ulim energjinë deri në 40%

Hënë, 04 February 2019 11:10

Basha: Edi Rama premtoi se do të ulë energjinë. Energjia është rritur 100%. Ne kemi një plan për të ulur çmimin e energjisë mes 30%-40% edhe për biznesin që prodhohen, edhe për konsumatorin.

Fasha nën 300KW do të ketë ulje, familjet me ndihmë ekonomike, 200KW e parë do t’i kenë të paguara nga shteti. Sepse energjia prodhohet me kosto minimale. Këtë vit OSSH ka dalë me fitim 100 milionë Euro. 4 milionë e gjysëm i kanë futur nmë xhep brenda ditës. Kësaj duhet t’i japim fund. Që paratë të shkojnë subvencionim për shqiptarët që nuk kanë mundësi ta paguajnë.

Për të ulur çmimin për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët me ndihmë ekonomike.

Ne kemi planin për këtë të llogaritur me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe gjermanë.

Jemi të gatshëm ta vëmë në jetë që ditën e parë që shqiptarët të na besojnë me votë.

Login to post comments