Donika Prela u shpërblye për paralizën në Krimet e Rënda

Tuesday, 05 February 2019 12:06

Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, ka marrë sot një shpërblim për të gjithë shërbimin që i ka bërë Ramës për detyrën e saj të ‘shenjtë’ që të mbajë të mbyllura ose të prishë të gjitha dosjet kriminale.  Ajo u zgjodh në atë detyrë për t’i bërë sa më shumë favore pushtetit

Edhe pse pati një kundërshtim të jashtëzakonshëm nga vëzhguesi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs, KPK e kaloi Donika Prelën si të pastër, sigurisht me një urdhër nga Rama sepse ndryshe nuk shpjegohet ky standard i dyfishtë dhe mos profesionalizëm i anëtarëve të KPK.

Por pse u shpërblye Donika Prela? Për arsyen e vetme të paralizës që krijoi ajo te Krimet e Rënda.  Nën drejtimin e Donika Prelës, Prokuroria për Krime të Rënda u përfshi në një kaos të paprecedent.  Kakofonia që ajo krijoi me caktimin e prokurorëve të dosjes “Shullazi” ishte e para.

Dosja ‘Tahiri’ ishte një tjetër shërbim i Prelës ndaj mazhorancës. Mbyllja e dosjes dhe ndarja e saj nga gjykimi i kushërinjve dhe pjesës tjetër të bandës së tij ishin disa prej ‘detyrave’ që Prela i ekzekutoi me sukses.

Fakti që te Unaza e re janë konsumuar një sërë veprash kriminale dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka hapur asnjë proces hetimor deri më tani e bën Prelën një ‘aset’ shumë të çmuar për Edi Ramën.

Dhe çështja e fundit! Përgjimet për vjedhjen dhe blerjen e votave në të gjithë vendin. Prova konkrete dhe të qarta se si krimi i organizuar ka manipuluar zgjedhjet ën favor të Ramës dhe Rilindjes dhe prokuroria nuk lëviz asnjë gisht.

Ndaj Rama nuk mund të heqë dorë nga një njeri kaq i vlefshëm për të në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si Donika Prela.

Login to post comments