Mashtrim i turpshëm i Edi Ramës

E mërkurë, 06 February 2019 11:27

“Mirëmëngjes me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruante kryeministri Edi Rama pak orë më parë në Facebook, duke na bërë të gjithëve kureshtarë të mësojmë për ekselenten.

Vajza e quajtur Drijona Malevi, ndryshe nga sa e reklamon kryeministri Edi Rama nuk është punësuar në sajë të Paktit për Universitetin, pasi ajo e ka mbaruar shkollimin e saj që në vitin 2016, dhe kjo rezulton me një kërkim të thjeshtë në rrjetet e saj sociale.

 

Jo vetëm kaq po Drijona ka pasur eksperienca të mëparshme pune në Ministri e Financave dhe në kryeministri, çka rrëzon propagandën se ajo gjeti punë në sajë të paktit.

Vetë ish-studentja e 2016-tës, që është prekur pak nga Ligji për Arsimin e Lartë që kundërshtojnë prej muajsh studentët, i ka bërë të ditur eksperiencat e saj në punë edhe në faqen e  saj në Facebook.

 

Image

Login to post comments