“Si mbulohen skandalet e “rilindjes” me shkarkime”

E mërkurë, 06 February 2019 12:28

Përparim Spahiu ka reaguar pas lajmit  qe katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësië janë arrestuar nga Policia. 12 të tjerë janë nën hetim. Të arrestuarit janë: Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe; ish-Sekretarja e Përgjithshme  Juliana Hoxha dhe dy specialistë të IT: Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Gjatë ditës së sotme u bë publik lajmi për arrestimin e disa punonjësëve dhe ish punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë.

“U shkarkuan 7 ministra, dhe bashkë me ta u harruan skandali i “Unazës së Re”, abuzimet me rrugët dhe financat.

Pas Ministrave, radha u erdhi Drejtorëve, të cilët firmosën vjedhjet… Vetëm në Ministrinë e Energjisë u shkarkuan 6 drejtorë, duke u shkërmoqur komplet si institucion….

Dhe pas gjithë këtyre skandaleve, prokuroria çfarë bën?! Vazhdon me estradë arrestimesh politike, duke kërkuar fajtorët te LSI… Shumë mirë bën, por kjo prokurori përveç byzylyqeve, a do merret ndonjë ditë me këto miliarda që avullojnë çdo ditë?!

Si ka mundësi që janë bërë 1 miliard euro koncesione, shumica abuzive, dhe nuk ka nisur asnjë hetim…. Si ka mundësi që përgjimet kanë plasur sheshit për blerje votash dhe asnjë fletë-arresti…

Ps: Herën tjetër arrestoni ndonjë roje, dhe mundësisht akuzojeni për skandalin e Unazës së Re”, shkruan Spahiu.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 12:36
Login to post comments