Policia dhunoi studentët, Lleshaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

E mërkurë, 06 February 2019 13:29

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka thirrur në seancë dëgjimore, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, për dhunën e ushtruar nga Policia në fakultete gjatë protestës.

Seanca tek Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Medias ka nisur me debate që në mbërritjen e Sandër Lleshit i cili ka kërkuar sqarime nga anëtarët e këtij komisioni se në cilin nen janë bazuar që e kanë thirrur në Kuvend.

Ministri i Brendshëm është thirrur në seancë për të dhënë shpjegime mbi dhunën e ushtruar ndaj studentëve, të cilët janë në protesta dhe bojkot prej fillimit të dhjetorit të vitit të shkuar.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi i ka kujtuar ministrit Lleshi se ai duhet të raportojë para Parlamentit, pasi ky është detyrim kushtetues duke e cilësuar pyetjen pa vend.

Login to post comments