Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në mesnatë ndaj Edi Ramës, ku i kërkon atij që të bëj menjëherë analizën e Chekcup-it, për të parë se çfarë helmi ka brenda trupit të tij.
Vokshi kërkoi fshirjen e videos së prindërve të të miturës në Kavajë, si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga Rama, madje kryeminstri kaloi dhe në ofendime.
Reagimi i deputetes së PD, Albana Vokshi:
Refuzoj të quaj #Kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij.
Le ta mbajë turpin e tij në facebook, le ta postojë edhe në faqen e #Kryeminstrisë.
Por le të bëjë nesër edhe një analizë #CheckUp-i që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit të tij.
Reagimi i Edi Ramës:
Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit, krimet e fatkeqësitë, ju s’do ekzistonit, se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.