Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa vijon turin e takimeve me qytetarë, biznesin e vogël e të rinj, vuri theksin tek plani i PD, si e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Këtë të shtunë Basha ndodhet në jug të vendit.
Nga Gjirokastra ku u prononcua gjatë ecjes edhe për median lokale, tha se ka ardhur për të ftuar këtë qytet më datë 16 shkurt e të marrin në dorë fatin e tyre për të përmbytur këtë sistem të kalbur i cili është kthyer në gangrenë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.