E ndodhur në Korçë, aty ku shumë qytetarë protestuan kundër qeverisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi takoi nga afër edhe përfaqësuesit e forcës politike që përfaqëson.
Nga ky qytet, ajo nuk nguroi të ironizojë kryeministrin e vendit Edi Rama.
“Dëgjoja dje se si ulërinte këtu nga Korça dhe thoshte se çdo të enjtë do shkojmë të flemë me qentë dhe do marrim pleshta në Parlament. Fliste parlament ku bleu vota për të krijuar qeverinë e qenve”, tha ajo.
Kryemadhi foli edhe për një episod, që e quajti skandal përmes të cilit tha se shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë 4,4 mln euro.
“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve,- tha ajo.