Meta e deklaron nga SHBA: Te unaza e Re, shkelje flagrante e te drejtave të njeriut

Saturday, 09 February 2019 21:31

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka komentuar çështjen e Unazës së Re dhe protestat e banorëve. Presidenti ka deklaruar se çështja e Unazës së Re ka nevojë për reflektim nga ana e institucioneve.

Kreu i shtetit u shpreh se me procedurat e ndjekura për projektin kemi shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

“…rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent. Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak”,- deklaroi ndër të tjera, Presidenti Ilir Meta.

"Unaza" si shkelje e të Drejtave të Njeriut


Vendimi i qeverisë për të prishur të paktën 317 godina në zonën e Astirit në Tiranë, pa procedurë dhe kompesim të drejtë, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve, të cilat janë një nga kriteret e papërmbushura të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.
Qeveria ka vendosur të zgjerojë pjesën e unazës së madhe të Tiranës nga Pallati me Shigjeta tek rreth rrotullimi i njohur si Shqiponja.
Projekti i ndërhyrjes nuk është bëre publik, ndaj informacioni për të është i kufizuar. Sidoqoftë, dihet se projekti fillestar nuk parashikonte prishje të objekteve anash rrugës ekzistuese, por ai është ndryshuar, nuk dihet se pse dhe si, duke parashikuar zgjerimin e rrugës ekzistuese edhe pse ajo aktualisht ka tre korsi në çdo kah.
Si rezultat, tani duhet të prishen të paktën 317 godina—ka burime që pretendojnë se numri shkon deri mbi 800 godina—në të cilat banojnë rreth 600 familje dhe veprojnë dhjetëra biznese. Të paktën 163 banesa janë në proces legalizimi, por qeveria ka vendosur të ndërpresë procesin e legalizimit sapo ajo shpalli tenderin për rindërtimin e unazës në datën 7 shtator 2018, pa i lajmëruar fare qytetarët. Nuk dihet se me çfarë procedure është anulluar procesi i legalizimit.
Pas mbarimit të tenderit dhe përzgjedhjes së kompanive ndërtuese, pa asnjë informim, konsultim apo kontakt të mëparshëm, banorët dhe bizneset e zonës janë urdhëruar më datën 1 nëntor 2018 nga inspektorë të policisë ndërtimore për të bërë lirimin e menjëhershëm të shtëpive, duke ju premtuar pagesën e qirasë për strehimin e tyre të përkohshme nga Bashkia Tiranë, dhe pagesën në të ardhmen të dëmshpërblimit për shpronësimin.
Pas këtij udhëri, banorët kanë filluar menjëherë të protestojnë kundër këtij vendimit. Megjithatë duket se qeveria do të fillojë prishjen e banesave për nxjerrjen forcërisht të banorëve.
Shkeljet ligjore
1. E drejta e pronës është e drejtë kushtetuese e sanksionuar në Nenin 42 i cili shprehet se “e drejta e pronës private është e garantuar” dhe “shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.” Në bazë të kësaj të drejte, shpronësimi bëhet me procedurë të veçantë dhe zbatohet vetëm pasi të jetë paguar dëmshpërblimi ndaj personave që shpronësohen.
E drejta e pronës është e sanksionuar në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shprehet në nenin 8 se “çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij” dhe se “autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.”
Në rastin konkret, banorëve u është premtuar në parim dhe gojarisht shpërblim në të ardhmen, pa asnjë specifikim tjetër dhe mbi të gjitha pa asnjë vendim formal që vendos për dëmshpërblimin e tyre. Pra, shtëpitë do prishen jo vetëm pa e paguar dëmshpërblimin për shpronësimin siç e kërkon Kushtetuta, por akoma më keq pa asnjë vendim për dëmshpërblimin dhe masën e tij.
E drejta e dëmshpërblimit përfshin edhe banesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Një sërë vendimesh të Gjykatës së Strasburgut kanë bërë të qartë se e drejta e strehimit përfshin edhe rastin e godinave të ndërtuara më mënyrë të paligjshme ose që ju mungon dokumenti i pronësisë. Vetëm në vitin 2016 ka patur dy raste që kanë konfirmuar këtë qëndrim të konsoliduar të Gjykatës së Strasburgut, Ivanova e Cherkezov kundër Bulgarisë dhe Bagdonavicius e të tjerët kundër Rusisë, duke përcaktuar se e drejta shpronësimit shtrihet edhe për banesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

2. Aksioni i qeverisë ka shkelur një sërë ligjesh që lidhen me transparencën dhe informimin e publikut, pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, si dhe me të drejtat mjedisore të qytetarëve.

Projektimi i rindërtimit të rrugës është bërë në mungesë të plotë transparence. Askush nuk di me saktësi se çfarë përmban projekti, pasi nuk është bërë publik asnjë studim, dokument, skicë, apo projekt në lidhje me ndërhyrjen.

Qeveria ka shkelur Konventën Aarhus e cila garanton aksesin e qytetarëve në informacionin që ka lidhje me mjedisin dhe pjesëmarrjen e tyre në të gjitha vendimet që kanë ndikim ne mjedis. Në zbatim të kësaj konvente, qeveria duhet të kishte realizuar një studim mbi ndikimin në mjedis të ndërhyrjes ta bënte atë publik së bashku me të gjithë informacionin tjetër mbi projektin dhe të kishte zhvilluar dëgjesa formale publike me qytetarët. Asnjë nga këto procedura nuk është realizuar nga qeveria.

3. Me qëndrimin e saj qeveria ka shkelur edhe detyrimet që ajo ka në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në. Institucionet dhe drejtuesit e lartë të BE-së e kanë pohuar qartë, në çdo deklaratë publike, se respektimi i të drejtës së pronës është kusht ndaj qeverisë shqiptare. Këshilli Evropian në deklaratën vjetore të vitit 2016 në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së, theksonte:

“Këshilli thekson nevojën për respektimin e të drejtave si dhe zbatimin efiçent të së drejtës së pronës. Në këtë kontekst, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të plotësojë boshllëqet e rëndësishme ligjore.”

Bundestagu gjerman, në deklaratën ku shprehte vendimin se shumica parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, në nëntor 2016. i kërkonte qeverisë “të plotësohen rekomandimet për të drejtave e njeriut, mosdiskriminimin dhe të drejtën e pronës, të paraqitura në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian të nëntorit 2016.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...