Kryetari i PD-së Lulzim Basha vazhdon takimet me qytetarët në rrugët e Vlorës dhe ka ndalur në një lokal, ky burrat e ulur aty i kanë dhënë faktin më të elementar të fukarallakut, të papunësisë: Shikojeni vetë, z. Basha, tërë ditën me një kafe. Shihni këtu: tre veta me një birrë! ...Ja ç’ka bërë Rama: vjet e bëri atë lulishten atje, e bëri prapë me paratë tona."
Basha ka reaguar: "Kjo është një metaforë. Tre veta me një birrë!...
Ndaj, nuk ka rrugë tjetër, vetëm në protestë. ...As ajri nuk është falas këtu, se është i ndotur dhe duhen ilaçe. Por të jeni të vetëdijshëm, se me këtë sistem dera e mirëqënies, dera e Europës do të mbetet mbyllur, për sa të jetë ky kryeministër. Akti i parë është ta shembim atë derë!