Kryeministri që po vjen dhe modeli i banditit që ikën

Diel, 10 February 2019 13:00

Çdo ditë e më shumë shqiptarët e kanë të qartë se cili është kryeministri që po i qeveris. Përditë e më tepër ata po ndërgjegëjsohen se ky vend, kjo qeveri ka rënë pre e një modeli të dështuar, një kryeministri që është peng i krimit, korrupsionit. Rama është modeli i banditit që po ikën, pasi ka dështuar në çdo gjë. Eshtë e kotë që t’i bëjmë bilancin një kryeministri që e ka zhytur vendin në krim, në vrasje, pasiguri e mjerim të madh. Vetëm ngjarjet e fundit do të majftonin që ky model të largohej një herë e mirë nga skena politike.  Megaafera korruptive e Unazës së Madhe, skandali i përdhunimit të vajzës minorene në Kavajë, kampja e dorgës dhe kokainës në vendet e BE-së, Itali e Greqi, skandalet politike me emërimet dhe qeverinë, thellimi  borxhit në 82%, nga 52 që ai e deklaron, protestat e studentëve dhe kapja e shtetit janë rekorde që asnjë qeveri e kryeministër tjetër më parë nuk i ka kapur. Ky pra është modeli i banditit që do largohet, një herë e përgjithmonë.

Përballë tij, në anitezë të plotë me këtë kryeminstër dështak, kemi liderin e opizitës, kryeministrin e ardhshëm të këtij vendi, z.Lulzim Basha.  Prej ditësh vijojnë takimet me popullin në qytete të ndryshme të vendit, takim që i paraprijnë mitingut madhështor që do mbahet më 16 shkurt. Aty, lderi apo kryeministri i ardhshëm po shpalos platformën e tij politike, ekonmike, sociale, platformën që do ndryshojë kryekëput qeverisjen dhe modelin kriminal të Ramës.   Vetëm sot kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime të shumta me qytetarët në Vlorë, jo vetëm biznesmenë e tregtarë por dhe qytetarë të papunë e me probleme të shumta. Këto dy raste tregojnë se ku e ka katandisur këtë popull Edi Rama:

“Basha ka ndalur në një lokal, ky burrat e ulur aty i kanë dhënë faktin më të elementar të fukarallakut, të papunësisë: Shikojeni vetë, z. Basha, tërë ditën me një kafe. Shihni këtu: tre veta me një birrë! ...Ja ç’ka bërë Rama: vjet e bëri atë lulishten atje, e bëri prapë me paratë tona."

Gjatë ecjes së gjatë në qytet Basha u takua dhe me një invalid në karrocë.  Ai iu ankua Bashës së nuk mund të operohet pasi spitali nuk plotëson dot nevojën e tij. Për më tepër ai i kërkoi kreut të PD të ngrejë zërin në parlament për problemet e tyre.

“Jam kështu, se s’kanë gjetur pjesë këmbimi. Nuk kanë gjetur pjesë këmbimi për thyerjen e kockës. Jam kështu që në nëntor. Na ka ngritur pensionin 7 lekë në ditë, 7 lekë të vjetra në ditë, 2 mijë e ca lekë në vit. Thuaja dy fjalë atij që më flet për ekonominë”, tha qytetari.

Takimet e z. Basha me popullin, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, flasin shumë. Ato, përveç skanerit që po i bëjnmë këtij vnedi, këtij populli gjatë 6 viteve të qeverisjes së Ramës, ngjallin shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë. Z. Basha është kryeministri që po vjen, modeli që ka nevojë dhe i duhet këtij vendi dhe lideri që ngjall shpresë e të ardhme!

Modifikuar më Diel, 10 February 2019 13:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...